Portreti i Ymer Prizrenit pasuron fondin e muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pasuruar fondin e tij muzeal me një vepër me vlerë të veçantë kombëtare: portretin e kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni.

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kjo vepër artistike është dhuruar nga piktori i njohur Xhevdet Spahija, si shenjë respekti dhe kontributi për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike kombëtare. Portreti pasqyron figurën e Ymer Prizrenit si një personalitet kyç i Lidhjes, duke ofruar gjithashtu një interpretim artistik që pasuron narrativën muzeale të institucionit.

“Përmes kësaj dhurate, fondi muzeal i Kompleksit të LSHP-së zgjerohet me një element të rëndësishëm vizual dhe historik, duke forcuar misionin e tij për të dokumentuar, ruajtur dhe prezantuar trashëgiminë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit