9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2025 kemi realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, shëndetësi, objekte arsimore, kulturore dhe sportive, si dhe në rrjetet e shërbimeve publike. Ky vit ka qenë një periudhë e angazhimit intensiv institucional dhe përkushtimit maksimal për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Totaj para anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Raporti u shoqërua me kritika nga opozita. Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cilësoi dokumentin si të paplotë dhe me karakter promovues.

“Ky nuk është raport serioz llogaridhënës, por më shumë ngjan me një broshurë promovuese”, është shprehur ai gjatë diskutimit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ndërkaq, Ilir Gashi, po ashtu nga LVV, ndërpreu fjalimin e tij pas largimit nga salla të kryetarit Totaj. Në shenjë pakënaqësie, anëtarët e LVV-së dhe të subjektit BD liruan sallën e mbledhjes.Pavarësisht tensioneve, seanca vazhdoi me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Lajmet e Fundit