Avokati i Mujës i bindur në pafajësin e klientit të tij

Ramadan MujaRuzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja ka thënë  në seancën e sotme se ka ofruar kundëragumente të cilat sipas tij dëshmojnë pafajësinë e klinetit të tij.

“Kemi ofruar kundërargumente të cilat dëshmojnë se klienti im, Ramadan Muja nuk është fajtor”, ka thënë Berisha.
Gjykimi ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë edhe nesër në të cilën fjalën përfundimtare do të jap avokati mbrojtës i Avni Ademajt, Rexhep Hasani.

Muja edhe sot në gjykatë 

Në Gjykatën Themelore në Prizren, do të vazhdojë edhe sot gjykimi ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe pesë drejtorëve të tij.

Në këtë seancë është paraparë që fjalën përfundimtare të lexojë avokati i Mujës , Ruxhdi Berisha.

Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikeri, në fjalimin e saj përfundimtar ka kërkuar dënimin me burg prej 3 deri 8 vjet, për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e tij. Sipas saj, të dyshuarit kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Vikeri, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit