Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, komandanti i Këshillit të Lartë Turk, koloneli Harun Elita?, komandanti i Njësisë së LMT-së në Dragash, Firat Kavak, si dhe qytetarë të shumtë, raporton PrizrenPress.

Me këtë rast, Xheladini theksoi rëndësinë e kujtimit të sakrificës së banorëve të kësaj ane që morën pjesë në këtë betejë historike.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë nderuam sakrificën e qindra bijve të kësaj ane, shqiptarë dhe goranë, që lanë vendlindjen e tyre dhe u nisën për të luftuar për liri dhe dinjitet, në mbrojtje të vlerave dhe idealeve të lirisë gjatë Betejës së Çanakkalasë. Kujtimi për ta është amanet që duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi”, ka thënë ai.

Gjatë ceremonisë, kryetari Xheladini dhe koloneli Elita? vendosën kurora lulesh në pllakën përkujtimore në Zlipotok, në shenjë nderimi për dëshmorët e kësaj beteje./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit