9.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me nevoja të veçanta.

Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, ka zhvilluar një takim me asistentët e sapopranuar, ku është theksuar rëndësia e rolit të tyre në procesin mësimor dhe përfshirjen e barabartë të të gjithë nxënësve.

“Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e asistentëve në procesin mësimor, si dhe theksimi i rëndësisë së përfshirjes dhe mbështetjes së barabartë për secilin nxënës në shkollë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Gjatë takimit, drejtori Bajselmani ka vlerësuar angazhimin dhe gatishmërinë e asistentëve për të kontribuar në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës në shkolla.

“Ai theksoi se përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit mbetet prioritet i Drejtorisë së Arsimit”, vijon njoftimi.

Po ashtu, është diskutuar edhe bashkëpunimi ndërmjet asistentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave, me qëllim rritjen e cilësisë së mbështetjes për nxënësit.

“U diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet asistentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave, me qëllim që çdo fëmijë të marrë mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e plotë akademik dhe social”, theksohet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë mbetet e përkushtuar në avancimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimin e shërbimeve mbështetëse për nxënësit me nevoja të veçanta./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Lajmet e Fundit