Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve të Ligës C.

Heroina e takimit ishte Erëleta Mehmeti, e cila realizoi golin e fitores në sekondat e fundit, duke i siguruar Kosovës tri pikë të mëdha në garën për kreun e grupit, raporton PrizrenPress.

Me këtë fitore, Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë me 12 pikë, duke ruajtur një bilanc të përkryer prej katër fitoreve në po aq ndeshje.

Sipas formatit të garës, vendi i parë siguron pjesëmarrjen në Play-Off për Kupën e Botës, si dhe promovimin në Ligën B.

Deri në përfundim të kualifikimeve, Kosovës i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të konfirmuar pozicionin e parë në grup./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit