10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur akademi përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala – Komandant “Ftyra”.

Në këtë përvjetor, me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, u nderua jeta dhe vepra e tij, ndërsa u theksua se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar përulen me nderim të thellë para sakrificës së tij për liri dhe shtetndërtim.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij vlerësoi lart figurën e Komandant “Ftyrës”, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit dhe sakrificës për atdheun dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, bashkëluftëtari i tij, Fatmir Limaj – Komandant “Çeliku”, solli kujtime nga periudha e luftës dhe pas saj, duke theksuar se angazhimi i Naser Shalës ka qenë i domosdoshëm edhe në periudhën e pasluftës. Ai u shpreh se kujtimi i tij rikujton amanetin e brezit të luftës për ruajtjen e lirisë, forcimin e shtetit dhe bashkimin kombëtar.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se figura e Naser Shalës mbetet shembull i guximit, besnikërisë dhe dashurisë për atdheun, duke shtuar se ai ishte ndër ata që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, u shpreh se vepra e luftëtarëve të lirisë mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ndërsa historiani Ibrahim Gashi trajtoi në mënyrë shkencore kontributin e Naser Shalës.

Në kuadër të kësaj akademie, gjenerali Agim Çeku i dorëzoi Bislim Shalës, djalit të Naser Shalës, uniformën e veteranit të UÇK-së.

Në këtë përkujtim morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete të shumta nga jeta politike, ushtarake dhe shoqërore, përfshirë familjen e Komandant Kumanovës, familjen e Tahir Sinanit, si dhe familjarë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Programi u pasurua edhe me pika artistike kushtuar figurës së Naser Shalës, ku u prezantua premierë kënga “Legjendë e Gjallë”, e shkruar nga Rexhep Selimi, si dhe u interpretua recitali “Zgjohu Kosovë”.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Banjë, si dëshmi e përhershme e kontributit të tij për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ku folën edhe Halit Krasniqi dhe Fatmir Shurdhaj.

Në fund, në emër të familjes, Bislim Shala falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për nderimin dhe përkujtimin e veprës së babait të tij.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Naser Shalës – Komandant “Ftyra”! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Marketing

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit