Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe figura të jetës kulturore.

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, i cili shoqërohej nga nënkryetari Vesel Krasniqi, si dhe me pjesëmarrjen e asamblistëve komunalë, shërbyesve civilë dhe poetëve nga Malisheva, raporton PrizrenPress.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Kastrati përgëzoi autorin për botimin e veprës, duke theksuar rëndësinë e saj në pasqyrimin e historisë dhe rrugëtimit institucional të komunës ndër vite. Ai nënvizoi se përmes kësaj vepre rikujtohen sfidat dhe përpjekjet e qytetarëve të Malishevës për ta pasur komunën e tyre.

Për librin folën edhe redaktori Habib Zogaj dhe recensenti Mehmet Bashota, të cilët e cilësuan veprën si një monografi me vlera të veçanta historike, shoqërore dhe politike për rajonin e Llapushës dhe më gjerë.

Në fund të aktivitetit, autori Fatmir Krasniqi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit