8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit “Errësirë – dritë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Prizrenit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prizrenit, si dhe njësia speciale K-9 “Perëndimi”.

“Fillimisht, nxënësit u njoftuan me projektin dhe mesazhin senzibilizues ‘STOP DROGAVE’, përmes një ligjërate vetëdijesuese”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të japin mesazhet e tyre kundër drogave, të cilat u lexuan para pjesëmarrësve, ndërsa u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit të hershëm për rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Pas pjesës ligjëruese, në ambientet e brendshme të shkollës u prezantua njësia policore K-9, ku u demonstrua simulimi i zbulimit të një substance narkotike të fshehur.

“Zyrtarët e kësaj njësie demonstruan simulimin e gjetjes së substancës narkotike të fshehur paraprakisht, duke treguar nga afër rolin e qenit policor në identifikimin e substancave narkotike dhe rëndësinë e kësaj njësie në luftën kundër dukurive negative”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Policisë, qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rreziqet e drogave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe Policisë së Kosovës për krijimin e një mjedisi më të sigurt për rininë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit