Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij për liri.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, theksoi se dëshmorët duhet të nderohen gjithmonë, pasi liria që gëzon vendi sot është fryt i sakrificës së tyre sublime.

Me emocione foli edhe xhaxhai i dëshmorit, Shefqet Gashi, i cili u shpreh krenar për trimërinë dhe kontributin e nipit të tij në rrugën drejt lirisë.

Dëshmori u kujtua me respekt edhe nga bashkëluftëtarët e tij, Faik Berisha, Alush Shala dhe Nait Hasani, të cilët e përshkruan si një djalë të heshtur, por tejet trim dhe të vendosur.

Gjatë luftës, Halil Gashi ishte i angazhuar në bartjen e armatimit nga Shqipëria, përcjelljen e grupeve të ushtarëve, si dhe në ndihmën për të plagosurit dhe evakuimin e familjeve civile pas betejës së 26 marsit në Landovicë.

Ai ra dëshmor gjatë përgatitjeve ushtarake në Burrel të Shqipërisë, duke lënë pas një emër të nderuar në historinë e luftës për liri./TV Prizreni/

Marketing

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit