Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat ka zhvilluar një diskutim të hapur lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Gjatë takimit janë trajtuar çështje që lidhen me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion, me fokus në adresimin e nevojave të pacientëve.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore”, ka thënë Hajdari, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se spitali mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me mekanizmat përfaqësues.

“Si institucion, mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat përfaqësues, me qëllim të adresimit të nevojave të qytetarëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e Grupit të Grave Asambleiste për të qenë zë i qytetarëve dhe partner në iniciativa që kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor dhe dinjitetit të pacientëve”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit