Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, toger Shaqir Bytyqi, mbajtën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, qëllimi i ligjëratës ishte njoftimi i studentëve me detyrat kushtetuese dhe ligjore të Policisë së Kosovës, si dhe me misionin dhe vizionin e saj.

“Fillimisht studentët u informuan për strukturën dhe organizimin e policisë, e më pas për misionin, vizionin dhe qëllimet e saj. Ligjërata ngjalli interesim të madh tek studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë pyetje rreth funksionimit të policisë”, thuhet në njoftim.

Në fund, profesorëve dhe studentëve iu ndanë dhurata simbolike me simbolet e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës i premtoi studentëve se është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet kërkesave të tyre sa herë që kërkohet, dhe i ftoi ata për një vizitë studimore në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, me qëllim që të njihen nga afër me punën dhe detyrat e policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit