15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim me dajak. Ai në shkrimin e tij e ka bërë “tag” Albin Kurtin, duke ua përmendur dorëheqjen e Liburn Aliut, e tenderët njëburimor.

Avdyli është shprehur i bindur se këto kërcënime vijnë nga zyret e VV-së.

E plotë:

E mbajnë fotografinë e Albin Kurti në profil, e më kërcënojnë privat që do të ma thejnë kryet dajak.

Këto kercenime e sharje qe po marr çdo ditë, veq po më bëjnë krenar, që sa shumë ua paskemi shti ethet ne bark që po bijnë nga froni.

As që kam plan të frikohem nga këta qyqana me profila fake sepse frikën e kam vra në vitin

As që dua të viktimizohem por vetëm po dua të ju informoj.

Unë nuk jam themeluesi i VV si Liburn Aliu psh që iku te Edi Rama, unë jam Haxhi Avdyli, dikur deputet i LDK-së në dy mandate, kurrë në jetën time skam pas librezë të VV-së, u bashkuam një koalicioni të shkruar ne janar 2021 mes Vjosa Osmani e Albin Kurtit i cili kishte te ndaluar edhe të kandidonte.

Unë vetëm po vazhdoj aty ku isha kur hymë në koalicion.

Ju nuk e deshtët vazhdimin e koalicionit, duke nderprerë përkrahjen për një mandat të Vjosa Osmanit si Presidente.

Në rregull jemi. Nuk deshët Vjosen, e i ofruat mundesi propozimi edhe PDK-së.

E çka po pritni tash nga ne. Të dalim kundër bashkëpunetoreve tanë politik, veq per nje pozitë deputeti aty te ju.

Apo pritët që ne të bëhemi pjesë e skuadrave militante për kercenime, linqim, sharje, të miqëve tanë, vetëm për vazhdim të pushtetit tuaj.

Ju po kujtoni vërtetë, që aq të poshtër e të pafytyrë jemi ne.

E unë jam i bindur, që këta që po kërcënojnë janë disa njerz të shkretë të fshehur pas profileve false, e që nuk përfitojnë as nga tenderët njëburimor e as të punësuar në qeveri por janë cytur indirekt për veprime të tilla nga një qender vendimmarrëse brenda VV-së për përhapje te frikës, e propagandes.

Por vertetë jeni duke dal keq.

Dhe nuk po jep efekt.

Dilni distancohuni.

Marketing
https://prizrenpress.com/v-kryeziu-zgjidhje-per-rregullimin-e-oborrit-te-shtepise-dhe-hapesirave-tuaja/
https://prizrenpress.com/shiten-5-banesa-ne-prizren-pagese-me-keste/
https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/
https://prizrenpress.com/421746-2h/
https://prizrenpress.com/434469-2gt/
https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/
https://prizrenpress.com/428407-2j/
https://prizrenpress.com/418464-2ht/
https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/
https://prizrenpress.com/7890875432-2/
https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/
https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

 

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit