
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke i shkaktuar dëm financiar qytetares R.L. nga Prizreni.
Hetimet paraprake tregojnë se U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të një kredie, nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në vlerë prej 24 mijë eurosh nga llogaria e saj pa dijeninë e saj.
Ndërkaq, K.K., si analist kredie, dyshohet se ka ekzekutuar transferimin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve, nga 12 mijë euro për secilin.
Sipas organit të akuzës, me këto veprime të dyshuarit e kanë ngarkuar të dëmtuarën me një kredi fiktive në vlerë prej 25 mijë eurosh, si dhe me procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Prizrenit thotë se janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, ku janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale që konsiderohen të rëndësishme për procedurën hetimore.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
