Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.
Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, në ceremoninë e fillimit të punimeve mori pjesë edhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Triera Kasumi, e cila u prit nga kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Bekim Krasniqi, së bashku me stafin e tij.

Kompania bën të ditur se projekti synon modernizimin e rrjetit të ujësjellësit për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, zvogëlimin e humbjeve të ujit në rrjet dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.
“Po ashtu, projekti do të kontribuojë në uljen e kostove të mirëmbajtjes dhe në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për zhvillimin e zonës”, thuhet në njoftim.
KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë shërbimet për konsumatorët dhe sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
