I jepet lamtumira poetit Gjok Beci

GjokBeci-homazheNë ambientet e Radio Tiranës janë mbajtur homazhet në nder të poetit Gjok Beci, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75 vjeçare. Artistë, këngëtare dhe personalitete të shumta kryen homazhe në shenjë respekti për përfaqësuein e poezisë dhe muzikës shqiptare. Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë në ceremonialin e mbajtur për poetin e njohur të festivaleve Gjok Beci.

Në karrierën e tij të gjatë prej më shumë se 40 vitesh, Gjok Beci ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik. Një ndër këngët më të veçanta shkruar prej tij është “Rrjedh në këngë e ligjerime”, kënduar nga Vaçe Zela.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit