PDK-ja në Has, propozon pesë kandidatë për Qeverinë “Muja III”

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Dega në Has ka propozuar pesë kandidatë për drejtor të Ekzekutivit të Prizrenit.

“PrizrenPress” ka arritur t’i sigurojë emrat e kandidatëve të cilët synojnë të jenë pjesë e Qeverisë “Muja III”.

Për drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është propozuar, Remzi Braha, për Administratë, Fran Përgjoka, Kulturë Rini dhe Sport,Hysen Kabashi, Urbanizëm, Haziz Likaj dhe për drejtor të Inspektoriatit, Ismet Morina.

Emrat e kandidatëve janë dorëzuar në Degën e PDK-së në Prizren.
Dega e PDK-së në Zhur dhe ajo në Has, në mbledhjen e fundit të Kryesisë në Prizren nuk kanë propozuar asnjë emër për drejtor të Ekzekutivit.

Përfaqësuesit e këtyre dy degëve kanë kërkuar kohë që t’i sjellin emrat e propozuar për Qeverinë “Muja III”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit