Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet me KF Vllaznia Shkodër, ndërsa Ballkani do të ketë përballë skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads.

Të dy ekipet kosovare do ta nisin aventurën evropiane me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm dhe për ta përfaqësuar sa më denjësisht futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndeshjet e rundit të parë pritet të sjellin duele interesante, me Malishevën që do të përballet me një kundërshtar të njohur nga rajoni, ndërsa Ballkani do të synojë të vazhdojë traditën e paraqitjeve të mira në garat evropiane.

Kosova do të ketë sytë te dy përfaqësueset e saj, me shpresën për rezultate pozitive dhe avancim në garën evropiane./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit