Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më i vjetër në Komunën e Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët e kanë kujtuar si një njeri të ndershëm, punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe tokës.

“Pashk Boqaj ishte simbol i punës, ndershmërisë dhe përkushtimit ndaj familjes e tokës. Për dekada me radhë, ai punoi pa u ndalur, duke mbajtur gjallë traditën e bujqësisë dhe duke edukuar breza të tërë me vlerat e punës së ndershme, respektit dhe sakrificës”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas të njëjtit njoftim, Boqaj ishte edhe pasardhës i 17 anëtarëve të familjes Boqaj, të cilët u masakruan nga forcat serbe në vitin 1912.
“Familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e kujtojnë si një njeri të urtë, zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Respekti që gëzonte në komunitet ishte rezultat i jetës së tij të ndërtuar mbi punën, fjalën e dhënë dhe marrëdhëniet njerëzore”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 22 qershor 2026, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Nashec, në rrugën që lidh me fshati Tupec, ndërsa e pamja mbahet në shtëpinë e të ndjerit, sipas traditës familjare.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
