Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem Demaçi.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se Demaçi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së re shqiptare, duke veçuar kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Pas diskutimeve, asamblistët votuan në favor të propozimit, duke miratuar ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin.
Ceremonia solemne e ndarjes së çmimit pritet të mbahet në mesin e muajit korrik, kur do të nderohet veprimtaria dhe trashëgimia e Adem Demaçit.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

