Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti.

Ai u ka  bërë thirrje drejtuesve dhe zyrtarëve që të lënë mënjanë akuzat e ndërsjella dhe të punojnë për bashkimin e LDK-së.

Sipas tij, debatet dhe përplasjet e vazhdueshme po dëmtojnë besimin e anëtarësisë dhe mbështetësve të partisë.

“Nuk e keni marrë besimin e anëtarëve dhe mbështetësve të LDK-së për t’u akuzuar, sharë e nënçmuar mes vete”, shkruan Hodaj në Facebook.

Ai vlerëson se përplasjet mes përfaqësuesve të gjeneratave të ndryshme vetëm sa po e thellojnë krizën e brendshme.

“Ka ardhur koha që energjia të mos harxhohet në përçarje, por në bashkim; jo në akuza, por në punë; jo në beteja mes nesh, por në forcimin e LDK-së”.

LDK-ja po përballet me tensione dhe debate të brendshme, pas  zgjedhjeve të 7 qershorit./PrizrenPress.com

Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse dhe teksti që thotë "GURAZIU Dyer Laminat Kuzhina Dyer Dyertéblinduara t? blinduara +38344349893 +383 44 349 893 +383 49 611 210 I N GURAZIU 1"

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "????_?? FOLEJA RESIDENCE Vdljesi rehatie Ae nis në hynje dhe perhapet ne sdo cep. www.folejaresidence.com 049115985/0438 049 115 985/043 5985/043888362 888362 888 362?"?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM REBIDENCE ?? Me SHUME SE BANIM Ne stiljetese +38349456999 +383 49 456 999 www.abiplatinum.com"

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRENTONI -HOME BRUNG Nebula Premium Seres BRUNO DC ANVERTEK 5 BRUNO AIR 419€ 12K 12BTu BTU 299€ MONTIMI GRATIS Mundësi blerje me këste 639€ 18K ?T? 449€ R32 heehhy 800€ 24K B?? 579- Smart flen Hiah Winny LowNojse A++ 383 48 328 260 +383 48 433 200 +383 43 661 551 -20°C +53 wifi 5 garancion vite VISA PaguajmeStarCard Paguaj me Star Card der ne këste"

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Ajount unt ? ?? Parizer ZGJEDHE CILÊN T'DON NUK GABON ?? Shunke ???? Pastnke ?????? PORY ????? ant? MTZN MEDIN NEDINA MFDRA OFTE MEDINA ? PLESKAVICE CHMO MEDINA ??? O ???! llam tra Aada ExtraFilet Extra Fileto MEDINA QEBAP e O NEN MEDINA ?? MUDI AMEY Extra Parizer ExtraFilet Fileto sall MEDINA rizer SPRC lasik Extro?"?

 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit