19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Çmimi Europian i Letërsisë, zbardhen kushtet e konkurrimit

Libra-kongresit te manastiritShqipëria do të jetë këtë vit mes 37 vendeve që konkurrojnë për Çmimin Europian të Letërsisë. Vendet e përzgjedhura për vitin 2014 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Lihtenshtejni, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia, Britania e Madhe etj. Në këtë mënyrë edhe autorët shqiptarë do të kenë mundësinë të konkurrojnë për të fituar Çmimin Europian të Letërsisë shqiptare krahas shumë vendeve e kulturave të tjera europiane.

Ndërsa është përzgjedhur edhe Juria Kombëtare për Shqipërinë e Çmimit Europian për Letërsinë, e përbërë nga 5 anëtarë: Petrit Ymeri, president i Jurisë, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Shtëpisë Botuese DITURIA; Diana Çuli, shkrimtare; Moikom Zeqo, studiues; Bujar Hudhri, drejtor i Shtëpisë Botuese Onufri; Mariana Misha, Drejtore menaxhimi e rrjetit të Librarive Adrion.

Kriteret bazë për përzgjedhjen e fituesit të këtij çmimi janë: së pari: autori i përzgjedhur duhet të jetë shtetas shqiptar; së dyti: çmimi u jepet autorëve “talente të reja”, jo për sa i përket moshës, por krijimtarisë; së treti: autori i përzgjedhur duhet të ketë botuar 2-4 libra artistikë; së katërti: librat duhet të jenë botuar brenda 5 vjetësh nga dhënia e çmimit (mund të ketë edhe ndonjë tolerim të vogël); së pesti: veprat e autorit fitues nuk duhet të jenë përkthyer më parë në më shumë se 4 gjuhë të huaja dhe, së fundi: autorët duhet t’i kenë botuar librat e tyre pranë një shtëpie botuese, jo në mënyrë vetjake.

Është hera e parë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim prestigjioz që starton qysh prej vitit 2009. Pra do të jepet një çmim europian për autorët shqiptarë, për letërsinë e re shqiptare. Komisioni Europian ka përzgjedhur Konsorciumin e këtij çmimi, të përbërë nga Federata e Botuesve Europianë, Këshilli i Shkrimtarëve Europianë dhe Federata e Librarëve Europianë të organizojnë këtë institucion tashmë të quajtur Çmimi Europian i Letërsisë. Konsorciumi, i kryesuar nga Federata e Botuesve Europianë, për koordinimin dhe për dhënien e këtij çmimi për vendin tonë ka përzgjedhur Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që ka një përvojë mbi 20-vjeçare plot veprimtari serioze.

13 fituesit për vitin 2014, do të shpallen për herë të parë gjatë ditëve të Panairit të Frankfurtit, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datën 18 nëntor. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar, politikanë, zyrtarë të BE-së, botues, shkrimtarë, agjentë letrarë, media të ndryshme etj. Ky çmim financohet nga Programi Kulturor i Bashkimit Europian dhe ka si qëllim kryesor promovimin e lëvizjes ndërkufitare të atyre që punojnë në sektorin kulturor, qarkullimin ndërkombëtar të ‘outputit’ kulturor dhe artistik, si dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor. Falë këtij çmimi, fituesit e deritanishëm kanë arritur të kenë lexues përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë, kanë vendosur kontakte në botën letrare dhe veprat e tyre janë përkthyer në shumë gjuhë. Kjo është një mundësi dhe një shtysë shumë e mirë edhe për autorët shqiptarë, por edhe për botuesit e tyre.

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Lajmet e Fundit