16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Qendra Historike e Prizrenit, zonë e (pa)mbrojtur

Prizreni9-18Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, organizon sot tryezën e diskutimit me temë “Qendra Historike e Prizrenit, zonë e (pa)mbrojtur”. Tryeza mbahet në ora 11:00 në Restaurant “Marashi”

Panelistë të tryezës do të jenë: Hasan Hoti, drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren, Sadik Paqarizi, drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit dhe Vesel Hoxhaj, Kryetar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit.

Në pjesën e parë të tryezës, “EC Ma Ndryshe” do të prezantojë raportin e punës gjashtë mujore (gusht 2013 – janar 2014) të monitorimit të zhvillimeve në sektorin e urbanizmit brenda Komunës së Prizrenit, ndërsa kjo do të pasohet me paraqitjet e panelistëve dhe diskutimin e hapur.
Diskutimi i tryezës do të zhvillohet rreth respektimit të kritereve urbanistike në pjesë të ndryshme të qytetit të Prizrenit, me fokus në Qendrën Historike të Prizrenit.

Nga muaji korrik 2013, “EC Ma Ndryshe” nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, i cili përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor.

Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit