18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Malisheva dhe Suhareka shkëmbejnë përvojat në fushën e informimit

34Në kuadër të projektit të OSBE-së, zyra rajonale në Prizren, “Përmirësimi i transparencës lokal, përmes qasjes më të mirë në informatat publike”, sot është mbajtur takimi i parë, mes komunave të Malishevës dhe Suharekës, ku janë shkëmbyer përvojat e dy komunave, me qëllim të rritjes së transparencës në nivelin lokal.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë, drejtori rajonal i OSBE-së, z.Ulrich Biffar, nënkryetarët e komunave të Malishevës dhe Suharekës, z.Rexhep Mazreku dhe Rexhep Kuçi, përfaqësuesit e KDI-së, zyrtarët tjerë komunal të dy komunave dhe zyrtar tjerë të OSBE-së.

Drejtori rajonal i OSBE-së, Ulrich Biffar, ka folur për rëndësinë e rritjes së transparencës së komunave dhe prezantimi i komunave në ueb faqet e tyre, përmes së cilës arrin të informohet opinioni i gjerë me punët dhe aktivitetet në komunë.

Edhe nënkryetarët e komunave të Suharekës dhe Malishevës, Kuçi e Mazreku, e vlerësuan rëndësinë e rritjes së transparencës, përmes shkëmbimit të përvojave mes komunave.

Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që monitorojnë punën e Komunave dhe Kuvendeve Komunale, ka folu për transparencën në nivelin lokal dhe për ueb faqet e komunave, si një mekanizëm i rëndësishëm për prezantimin e komunave dhe lidhjen me opinion e gjerë, në mënyrë që qytetari të jetë i informuar dhe të ketë qasje të mjaftueshme në informata.

Pas këtyre prezantimeve, prezantimet e tyre i kanë bërë zyra për informim të dy komunave, ku është prezantuar mënyra e punës, publikimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zyrat për informim. Ky prezantim është bërë në formë të debatit.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit