14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Nisma Krasniqi-Limaj

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj tashmë e kanë ndarë mendjen se me çfarë oferte do të dalin para qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo nuk do të jetë parti politike, por thjeshtë një nismë qytetare. Këtë e ka konfirmuar një nga ish-anëtarët e PDK-së, që tash është pjesë e ekipeve përgatitore të krijimit të nismës së re. “Është menduar gjatë se me çfarë oferte të dilet dhe përfundimi është nxjerrë se në rrethanat e tanishme, më së miri do të ishte të dilet me nismë”, ka thënë ky zyrtar. Nisma, sipas tij, do të jetë si një lloj bërthame e krijimit të partisë së re.

“Pasi kanë mbetur vetëm pak muaj deri në zgjedhje të parakohshme, është konsideruar se në aspektin procedural të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ishte mirë sikur të dilnim me nismë. Pastaj, në fazat e mëvonshme, kur veç do të jenë të konsoliduara radhët në terren, të shpallim partinë”, ka shtuar ai. I njëjti, ka mohuar që të jetë vendosur për emrin e nismës, ndonëse sipas tij, ka disa propozime për të,shkruan Tribuna.

Me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, KQZ-ja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj. Në kuadër të kësaj, secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare bëhet personalisht përgjegjës për ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. Nisma qytetare, në bazë të të njëjtit ligj përkufizohet si “grup i personave të cilët bashkohen vullnetarisht mbi bazën e një ideje, interesi ose pikëpamje të përbashkët, me qëllim zgjedhjen e kandidatëve të tyre, por që nuk dëshirojnë të formojnë parti politike”

Më Shumë

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit