1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Veteranët nuk lëshojnë pe

KuvendiKosoves5-27Përfaqësuesit e partive politike në vend, nëpërmjet retorikës, vazhdojnë ta fshehin mungesën e demokracisë së brendshme. Ata me plot lëvdata thonë se ka demokraci të mjaftueshme në subjektet e tyre politike, ndërkaq themeluesit apo liderët e vjetër të partive i konsiderojnë të rëndësishëm.

Mirëpo, njësoj nuk mendojnë edhe monitoruesit e funksionimit të subjekteve politike dhe njohësit e politikës, shkruan Kosova Sot.

Adem Grabovci nga PDK, vlerëson se PDK-ja, si partia më e madhe në vend, është shembull i demokracisë së mire.

“PDK është një nga partitë që ka një demokraci të brendshme të zhvilluar, por ende nuk e ka demokracinë e mjaftueshme dhe është e angazhuar që ta zhvillojë edhe më shumë demokracinë e brendshme në jetën partiake”, ka theksuar Grabovci.

Shpend Kurasani, analist politik, mendon se partitë politike duhet të jenë më demokratike sesa që janë aktualisht, për arsye se nuk po mund të lirohen nga ata që janë më të vjetër në parti, të cilët partitë politike i konsiderojnë si pronë private.

Më Shumë

E marte me ngrica dhe temperatura në minus

Të martën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.   Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë mjegull dhe ngrica,...

Fushatë informuese në Vërmicë për targa të huaja

Në pikën kufitare të Vërmicës ka filluar fushata informuese për qarkullimin e automjeteve me regjistrim të huaj në territorin e Kosovës. Fushata do të...

Lajmet e Fundit