5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Grabovci: LDK e AAK s’mund të na rrëzojnë

AdemGrabovci6-05Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se LDK-ja dhe AAK-ja nuk do të mund ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës. Sipas Grabovcit është e drejtë e liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj që të takohen, dhe të planifikojnë se si ta rrëzojnë qeverinë, por siç thotë ai, “e kanë kot”.

“Është e drejtë e tyre të takohen. Nuk e besoj që do të mund të na rrëzojnë. Poashtu nuk besoj që është në interes të vendit rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne jemi të interesuar që të ketë organizim të zgjedhjeve të lira, fer, demokratike dhe që të mos ketë vjedhje të votave”, ka thënë Grabovci.

Ndryshe, të mërkurën janë takuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Mësohet se në këtë takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë shprehur gatishmërinë e tyre që sa më parë të shkohet në zgjedhje të reja nacionale edhe para qershorit, por nuk është caktuar koha e saktë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda takimit ndërmjet dy liderëve. Sipas këtyre burimeve, LDK-ja e ka një kusht, pra ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, në mënyrë që pastaj të shkohet në zgjedhje.
Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim, i ka thënë Gazetës Blic se dy liderët janë pajtuar që të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur. Mirëpo, Gjini ka thënë se nuk janë përmendur datat apo koha e mundshme e mbajtjes së tyre.
I dyti i AAK-së, ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë, i cili ishte iniciuar nga partia e Ramush Haradinajt. /gazetablic/

Më Shumë

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz...

Prizreni përforcon masat kundër zjarreve: Vendosen 40 hidrantë të rinj

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka përfunduar një projekt të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në qytet, duke vendosur 40...

Lajmet e Fundit