Mbyllet konkursi, për kreun e Bibliotekës Kombëtare 20 kandidatë

bibliotekaMinistria e Kulturës kot ka pritur për një javë që garës për drejtor të bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” t’ia mësyjnë edhe minoritetet.
Njëzet kandidatë janë në garë, katër prej të cilëve garojnë për të dytën herë. Këshilli Drejtues i Bibliotekës pret që deri javën e ardhme ta bëjë me drejtor këtë institucion , përderisa në kërkim të kreut është vënë qysh në dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shukrije Rama, Florin Lata, Ramize Bajraktari, Halit Gashi, Fatbardha Hoxha, Hajrullah Mustafa, Rifadije Paloja, Nexhmije Kastrati, Salih Mustafa, Munish Hyseni, Teuta Mustafa, Valona Tahiri, Elmije Plakiqi, Skënder Gojani, Nehat Krasniqi, Agron Gashi, Bardhyl Spahiu, Gijart Lubeniqi, Bedri Zyberaj, Arsim Mehmeti, janë emrat e kandidatëve që kanë konkurruar në konkursin e dytë, i cili është mbyllur të mërkurën pasdite.
Në mesin e tyre nuk ka asnjë kandidat nga minoritetet, për të cilët Ministria e Kulturës e kishte shtyrë afatin edhe për një javë

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit