3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Berisha: Kosova rrezikon të rrëshqet sikur Ukraina

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit të Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka vlerësuar se gjendja e Kosovës rrezikon të rrëshqet sikur në Ukrainë.

Sipas tij, kjo situatë është krijuar si rezultat i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Marrëveshja Thaçi-Daciq, Kosovën e bën shtet jofunksional, sepse në veri të vendit kem një Krime si në Ukrainë”,ka thënë Berisha.
“Kur t’iu teket serbëve e inskenojnë një situatë sic jem duke par sot ne Ukrainë”.

“Njësit paramilitare të Sebisë që i ka legalizu Thaçi  hiq më larg se sot  kan lënë Policinë e Kosoves me kalu në Krimen e Kosovës”

“Rezultati i bisedimeve në Bruksel është edhe legalizimi i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe mbi 300 pjesëtarëve të MUP-it serb që do te jenë policë të Kosovës për t’i mbrojtur ata”.
“Negociatorët tash kërkojnë që edhe me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës t’i bëhet vend këtyre grupeve paramilitare në Kuvend të Kosovës me qëllimin që të realizohet ajo që thashë me lart, rreth synimeve te Serbisë”

“BE meqë po ngutet për futjen e Serbisë në gjirin e vet nuk e ka hallin tonë sepse ne me “liderë” të papërgjegjshëm me të cilët jemi përfaqësuar në negociata nuk kemi merituar më shumë, halli i BE-se është tek sindroma “ Ukrainë ” që mund të përsëritet edhe në Ballkan”.

“BE nuk është që nuk e di që Serbia ne Kushtetutën e vet e ka Kosovën si krahinë të shtetit të vet, por është e interesuar që përkohësisht te “mbyllë” problemin e Ballkanit, problem që mund të mbetet një vullkan i heshtur dhe mund te shpërthejë atëherë kur dëshiron Serbia, e cila veç me kurdisjen e situatës që është duke bërë sipas planeve te saj për realizim te ambicieve gjenetike ndaj tokave të huaja”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit