16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Qeverisja e Begajt, sikur e Kilajt të PDK-së

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka vlerësuar se për tre muaj qeveria aktuala ka treguar vetëm keqqeverisje.
“Premtimet e proklamuara gjatë fushatës nga kandidati i atëhershëm për kryetar, Ragip Begaj, për ndryshime rrënjësore dolën të jenë të pavërteta”,thuhet në komunikatë të VV-së në Malishevë.

“Kryetari Begaj ka larguar nga puna shefin e Prokurimit duke e transferuar dhe zëvendësuar atë me një zyrtar tjetër, i cili nuk posedon autorizimet (nuk është i certifikuar) dhe përvojën e nevojshme për të ushtruar këtë funksion”.

“Ne kemi ngritur kaherë shqetësimin për keqpërdorimet me tenderë publik ku burimi është zyra e Prokurimit, por tani përmes këtij veprimi është synuar mbulimi i keqpërdorimeve të kaluara dhe i atyre të tashme, duke mos ndërmarrë hapat e domosdoshëm për auditim dhe hetim të kësaj zyre, por duke bërë rokada me qëllim mbulimin e krimeve ekonomike në të cilat janë të involvuar ish zyrtarë të deridjeshëm dhe zyrtarë të sotëm të niveleve të larta qeverisëse”.

“Emërimet në postet politike dhe politikat e punësimit të aplikuar deri me tani nga kjo qeverisje kanë shpërfaqur një dukuri të angazhimit të individëve që i përkasin klanit të shefit të Begajt pjesë e së cilit është edhe vetë kryetari”.

“Deri tani kryetari Begaj ka vendosur bashkëfshatarë të tij nga fshati Banjë në pesë pozicione kyçe, duke filluar nga drejtori i Ekonomisë dhe Financave Vesel Krasniqi, Zyrtarin Kryesorë Financiarë Halil Shurdhajn, Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale Blerim Begajn dhe drejtorin e Eko-regjionit Nuhi Shalën”.

“Për punën e ish-drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit është folur dhe ka dyshime për abuzime në Drejtorinë që ai ka udhëhequr. Ishte ky ish-drejtor që edhe sot e kësaj dite Malishevën e la pa një listë të pronave publike. Po ashtu i njëjti njihet edhe për pasurim të shpejt në një proces të dyshimtë të privatizimit dhe kompensimit në tokat e ish-ndërmarrjes Mirusha dhe për këto prona janë mbajtur edhe protesta nga banorët e Bellanicës. Kjo qasje provincialiste që vije me direktiva të shefit të Ragip Begajt është fyese për qytetarët e Malishevës dhe fshatit Banjë, pasi që në publik po reflekton se nga kjo qeveri po fiton Banja e në fakt këtu po përfitojnë vetëm një grup i ngushtë i caktuar që në pushtet kanë qenë në vazhdimësi dhe u kanë shërbyer vetëm interesave të veta personale dhe të një grupi të caktuar”.

“Për drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka emëruar një person që përmes pazareve politike ndër vite nga pozita e shërbëtorit ka arritur të bëhet drejtor. I njëjti e ka të ngritur aktakuzën për vjedhje të votave dhe falsifikim të rezultateve në zgjedhjet parlamentare të vitin 2010”.

“Kryetari Begaj fatkeqësisht që në fillim është kapur dhe nuk ka qenë i lirë as në emërimin e drejtorëve, as në ndryshimin e modelit qeverisës e as në realizimin e premtimeve që ka dhënë para qytetarëve. Shumë premtime tash i ka rrudhur jashtëzakonisht shumë dhe për disa të tjera as që shqetësohet”.

“Tre muajt e parë të qeverisjes së IQM-së nuk dalluan aspak nga PDK-ja gjë e cila edhe pritej. Këta tre muaj treguan edhe praktikisht se në Malishevë nuk ka pasur ndryshim në qeverisje, por vetëm ndërrim të vendeve të njerëzve që kanë abuzuar tash e një dekadë në këtë qytet dhe jo vetëm, por që mbajnë edhe përgjegjësi para qytetarëve të Malishevës. Ne përmes kësaj komunikate, por edhe në paraqitjet tona në Kuvendin Komunal, po vazhdojmë denoncimin e shkeljeve dhe do të kërkojmë llogari nga Komuna e Malishevës dhe kryetari Begaj për të gjitha vendimet dhe projektet publike të Malishevës”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit