-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Memaj: Unë mblodha nënshkrime për shkarkimin e “Eqës”

Fatmir Memaj LDKIsh-asamblisti i LDK-së, Fatmir Memaj, ka pranuar se ka qenë njëri nga aktivistët që ka mbledhur nënshkrime për shkarkimin e Kryesisë dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziun. Ai thotë se LDK-ja në Prizren,ka nevojë për ndryshime pozitive.“Natyrisht se unë isha njëri ndër aktivistët në mbledhjen e nënshkrimeve për votëbesimin e kryetarit dhe Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren”,tregon Memaj.

Ai falënderon të gjithë delegatët e Kuvendit të Degës, të cilët pa hezitim kanë përkrahur iniciativën për shkarkimin e Kryesisë dhe Kryeziut.

“Po ashtu i falënderoj edhe kryetarët e nëndegëve dhe kryesitë e tyre, që janë bashkangjitur fuqishëm kërkesave për ndryshime, kërkesa këto shumë të natyrshme”.

“Të gjithë e dinë se mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit të Degës, dhe mbi 33 nëndegë nga gjithsejtë 45 nëndegë sa i ka Dega e Prizrenit, kanë nënshkruar edhe formalisht kërkesën me shkrim për ndryshime”.

“Këto kërkesa janë të bazuara edhe në Statutin e LDK-së, por mbi të gjitha është shprehur vullneti i shumicës absolute të anëtarësisë së LDK-së”.
Memaj tregon se “puçistët” nuk do të ndalën në konsolidimin e LDK-së në Prizren.

“Me gjithë tendencat e disa elementeve destruktive, për etiketime ndaj nesh, si puçistë, klandestine etj. jemi të vendosur që të punojmë për konsolidimin e Degës së LDK-së në Prizren. Nuk mund të na ndalin këta servil, disa nga të cilët edhe jokompetent, në rrugën tonë rugoviane”.
“Për ne këta janë njerëz të dështuar me moral të ulët, që cdo ditë i ndërrojnë fytyrat. Dje kanë sharë e sot lavdërojnë”.

Memaj, falënderon liderin e LDK-së Isa Mustafën për ndërhyrjen që ka bërë në Degën e LDK-së në Prizren. Ai thotë se formimi i Shtabit Koordinues, zhvesh nga kompetencat kryetarin e Degës, Eqrem Kryeziun.
“Isa Mustafa me mençurin e tij të pashoq shpëtoi Degën e LDK-së në Prizren, duke i dhënë rrugë të drejt zgjidhjes së problemeve”.

“E zhveshi nga kompetencat Kryesinë aktuale dhe kryetarin, dhe e formoi një shtab, që do të udhëhiqet nga dy njerëz të fortë, sic janë Hanefi Muharremi dhe Haziz Hodaj”.

“Pa një LDK të fortë në Prizren, zgjedhjet nacionale nuk ka shans të fitohen”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Lajmet e Fundit