6.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Arrestohen katër hajdutë të portofolave në Malishevë

arrestimi 2Katër persona janë arrestuar në Malishevë të dyshuar për vjedhje të portofolave të qytetarëve. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi disa mujor të Policisë së Kosovës në Malishevë.“Pas një hetimi disa mujorë, grupi hetimor i Stacionit Policor në Malishevë më në fund ka arritur të arrestojë katër hajdut të xhepave të qytetarëve”, tha Berisha.

Të arrestuar janë, Januz Asllani nga Ferizaj, Skender Berisha, Fadil Arifi dhe Florin Gashi nga Prishtina. “Të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë”
Zëdhënësi Berisha tregoi se dy zyrtarë të policisë kanë pasur për detyrë për më tepër se dy javë rresht të “kujdestarojnë” nëpër korridore të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë, në pritje të vjedhësve që tanimë ishin identifikuar nga kamerat e sigurisë.

“Të njëjtit kohë pas kohe kishin kryer vjedhje të portofolave të qytetarëve që prisnin në radhë për dokumente mjekësore”.

“Rreth orës 08:40 minuta, grupi hetimor që po vëzhgonte nga kati i dytë kishte vërejtur grupin kriminal, i cili ishte nisur për në aksion dhe për pak minuta, të njëjtit kishin arritur të vjedhin portofolin e një qytetari, i cili priste në rënd për plotësimin e dokumenteve”.

“Ndërkohë grupi hetimor kishte kërkuar ndihmë nga kolegët në uniformë, të cilët kanë qenë fare pranë vendit të ngjarjes”.

“Pas tentimit të policisë për t’i ndalur të dyshuarit, që të katërtit kanë ikur me shpejtësi në drejtim të veturës së tyre të llojit “Opell vectra”, me targa 01, e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e Qendrës për Punë Sociale, e më pas, vrullshëm janë nisur në drejtim të Lagjes Mirditë e fshatit Burim për të vazhduar në drejtim të fshatit Gurbardh, ku ua ka prerë rrugën një patrullë tjetër”.

Berisha tha se edhe pas ndaljes, të dyshuarit nuk kanë pranuar të legjitimohen dhe as arrestimin, i cili është kryer, por me lëndime nga të dyja palët.

“Gjatë bastisjes së automjetit policia ka gjetur dy bishta të sëpatës një dru i përgatitur për tu përdor për sulm ose mbrojtje, një gyp metalik i njëjtë me drurin, një brisk goxha i madh dhe disa kapela të ndryshme”.

“Pas intervistës njëri nga të dyshuarit i kishte treguar policisë se ku e kishte hedhur kuletën që e kishte vjedhur pak më parë i dyshuari”.

Sipas tij, kuleta dhe provat tjera materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme gjyqësore. Gjykata e Malishevës, të dyshuarve ua ka vazhduar masën e arrestit për 30 ditë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e shtatë radhazi ndaj Pejës

Skuadra e Bashkimit ka nisur edicionin e Superligës së Kosovës në basketboll me një seri mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh radhazi, duke mundur kundërshtarë si...

Abdixhiku nga Rahoveci: Qytetarët janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete.   Sot, ai ishte në Rahovec e në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit