Fatmir Limaj të enjten në seancë

fatmirLimaj-tomGashiFatmir Limaj dhe të tjerët do të duhet të dalin para trupit gjykues të enjten më 13 mars. Dhe kjo për të dy rastet, për MTPT1 dhe MTPT2.
Kjo është një seancë dëgjuese në të cilën do të vendoset për masat e mëtejme ligjore ndaj të akuzuarve e të dy rasteve.

Kjo seancë mbahet me kërkesë të prokurorit të rastit nga EULEX-i e për më tepër, do të vendoset nëse Limaj e të tjerët, të akuzuar për disa vepra penale, do të vazhdojnë të mbrohen në liri, nëse kjo liri do t’u kufizohet me masat e caktuara apo eventualisht t’u shqiptohet masa e paraburgimit.

Mbajtjen e një seance të tillë mbi masat që pritet t’u shqiptohen të akuzuarve e kanë konfirmuar për Tribunën edhe zyrtarë të Misionit të EULEX-it, por pa qenë në gjendje të japin ndonjë detaj tjetër.

Madje as zyrtarët e EULEX-it nuk qenë në gjendje të tregojnë se në cilën gjykatë do të mbahet një seancë e tillë, orën apo të dhëna të tjera më të hollësishme.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit