GIZ/CDBE dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit

UPZ-objektiNë Prishtinë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe GIZ/CDBE-së.
Memorandumi u nënshkrua nga U. D. Rektori i Universiteti “Ukshin Hoti” dr. Zahadin Shemsidini dhe zonjës dr. Dagmar Fuchs-Shmitz – drejtoreshë e programit CDBE në GIZ.

GIZ/CDBE është duke e mbështetur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/MASHT në zhvillimin dhe implementimin e ligjeve dhe strategjive përkatëse si dhe i adreson nevojat për Zhvillimin e Kapaciteteve në MASHT, në Drejtoritë Komunale për Arsim/DKA si dhe në nivel të shkollës dhe komunitetit dhe për objektiv të përgjithshëm, GIZ/CDBE e ka përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Një nga qëllimet e këtij programi është edhe krijimi i bashkëpunimit me Universitetet në Kosovë për përmirësimin e kualifikimit të mësimdhënësve dhe të rrisë cilësinë e para-shërbimit të realizuar nga Fakultetet e Edukimit për personelin mësimdhënës.

Fokusi kryesor i memorandumit është shkëmbimi i përvojës dhe kontributeve ndërmjet programit GIZ/CDBE dhe Universitetit të Prizrenit, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin e përbashkët në fushën e arsimit, në sferat si në vijim:

– Shkëmbimi i informatave dhe materialeve për çështjet relevante të arsimit, të tilla si programet ekzistuese dhe ato të ardhshme të arsimit (para dhe pas-shërbimit);
– Promovimi i hulumtimit në fushën e edukimit, me një theks të veçantë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet UPz-s dhe universiteteve gjermane në fushën e hulumtimit në edukim;

– Ndarja e informatave dhe mundësisht pjesëmarrja në organizimet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare të arsimit, të tilla si takime, prezantime, konferenca, etj.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit