6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Fillon meremetimi i hamamit “Gazi Mehmet Pasha”

Gazi Mehmet PashaHamami “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren ka filluar të meremetohet duke iu falënderuar një fondacioni të UNESCO-s, në vlerën prej 200 mijë dollarësh. Ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, i cili është ndërtuar qysh para 500 vitesh është dëmtuar me kohën. Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Hasan Hoti thotë se materiali po i përshtatët lashtësisë së tij.

Ka më shumë se pesëdhjetë vite që në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit nuk është vënë dorë nga shteti edhe përkundër nevojës që ka pasur. Ky objekt i trashëgimisë kulturore të Prizrenit ishte dëmtuar bukur shumë nga faktori kohë, pasi që mirëmbajtja ka munguar. Mirëpo, falë një donacioni të UNESCO-s prej mbi 200 mijë dollarësh “Hamami” do të marrë pamje të re. Projekti, sipas drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore Hasan Hoti, pritet të përfundojë shumë shpejt, pasi ka nisur vitin që shkoi. Hoti thotë se ky intervenim është emergjent, porse pranon që aty kërkohet të bëhen intervenime më të detajuara.

“Po bëhet restaurimi i kulmit dhe disa intervenime të vogla, se për ndryshe në restaurimin e tij të tërësishëm nevojitet një shumë e konsiderueshme mjetesh. Kjo është një lloj emergjence që mos ta lejojmë të dëmtohet edhe më shumë Hamami”, ka treguar Hoti,shkruan RTK

Me qëllim që t’i ruhet pamja e dikurshme, në meremetimin e tij po përdoret materiali që i përshtatet objektit, ka bërë të ditur Hoti.
“Kemi mbikëqyrje të ekspertëve nga Turqia dhe UNESCO dhe kemi fjalë të mira. Ata janë të kënaqur me zhvillimin e punimeve. Nuk lejohet asnjë intervenim nëse nuk bëhet sipas formave, metodave, mënyrave e rregullave të restaurimit dhe konzervimit” thotë ai.

Hasan Hoti thotë se Instituti i cili është përgjegjës për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e objekteve të trashëgimisë kulturore po mundohet që ta respektojë edhe ligjin për qendrën historike të Prizrenit, i cili i ka specifikat e tij sa u përket intervenimeve në objektet që mbrohen me ligj.

Më Shumë

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Lajmet e Fundit