I bashkon protesta për dorëheqjen e Mujës

Ura e gurit ne prizrenPartitë opozitare në Prizren janë bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. LDK, BD, LVV dhe PK, kanë paralajmëruar se nesër do të marrin pjesë në protestën kundër Mujës. Protesta mbahet në ora 12:00 në “Shatërvan”.

“Ne subjektet e lartpërmendura bashkërisht e përkrahim protestën e qytetarëve të Prizrenit, për shkarkimin e kryetarit të komunës, i cili në bazë të verdiktit gjyqësor ka të ndaluar ushtrimin detyrës publike për 30 muaj të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e partive opozitare në Prizren.

“Me këtë vendim faktikisht kryetari i Komunës duhet të shkarkohet me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet tjera të detyrës zyrtare nga ana e tij deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimit gjyqësor”.

“Apelojmë në organet e rendit për mosndërhyrje sepse është e drejt e qytetarëve për shprehje e pakënaqësisë nëpërmes protestave”.

“Gjithashtu ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar të cilët janë marrë prej policisë pa kurrfarë nevoje. Sot në mëngjes ata janë arrestuar duke qenë në një kafe përball Shtëpisë së Bardhë”.

“Nesër do të keni përkrahjen tonë të plot, andaj Ju ftojmë të takohemi në ‘Shatërvan’ duke filluar nga ora 12:00”. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit