-0.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Filharmonia, koncert të larmishëm me vepra dhe artistë botëror

FilarmoniaKosovesFilharmonia e Kosovës të dielën do të organizoi koncertin e radhës në sallë ne Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kjo mbrëmje koncentrate me orkestrën simfonike të Filharmonisë së Kosovës, sipas drejtorit të Filharmonisë, Baki Jashari, realizohet në bashkëpunim me festivalin e muzikantëve të rinj DAM-Festival që rregullisht sjell në skenë artistë të rinj e të talentuar nga bota, vendet evropiane por edhe solistë të dalluar shqiptar.

Jashari tha se programi koncentrat premierë edhe kësaj radhe është mjaftë i larmishëm dhe atraktiv për publikun kosovar duke sjell veprat e kompozitorëve Edavrd Grieg, Johannes Brahms dhe Pyotor I. Tchaikovsky.

Fillimisht në koncert do të dëgjohen në pjesën e parë për piano dhe orkestër në a-mol të kompozitorit norvegjez të epokës së romantizmit muzikor Edvard Grieg, ku soliste do të jetë pianistja e gjeneratës së re, tetëmbëdhjetë vjeçarja Nita Grubi e cila vitin e kaluar u shpall edhe fituese e garave ndërkombëtare “ Pianisti i ri 2013”.

Më pas në skenë do të paraqitet violinisti shqiptar nga Maqedonia Xhafer Xhaferi, i cili edhe ky është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare por edhe pjesëmarrës i shuam festivaleve evropiane.

Koncerti do të përmbyllet me veprën grandioze – Simfonia nr 6 të kompozitorit P.I. Tchaikovsky dhe do të drejtohet nga dirigjenti permanent i Filharmonsië së Kosovës z. Toshio Yanagisaëa që tashmë është i mirënjohur nga audienca kosovare jo vetëm si dirigjent i suksesshëm , por së fundi edhe si promotor i donacionit tejet të rëndësishëm japonez për furnizime institucionit tonë me instrumente të reja që do të përdoren tash e tutje në koncertet e Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.

Nita Grubi pianiste që do të përformoi të dielën është shprehur e lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti.

“Së pari falënderoi DAM festivalin që na dha mundësinë edhe neve pianistëve nga Maqedonia që të marrim pjesë kjo shkoi në kuadër të marrjes së çmimit Pianisti i Ri ku mu dha mundësia të luaj në orkestër dhe kështu me profesoreshën Danica Stojanova në Shkup vendosëm që të zgjedhim kohë ne parë të koncertit të Grieg në a-mol, besoi që është mundësi shumë e mirë për të gjithë që të kemi një përvojë që të luajmë me filharmoninë e Kosovës duke i pasur parasysh gjitha sakrificat që janë krijuar për të formuar një institucion të tillë”, ka thënë ajo.

Zyrtarë të Filharmonisë së Kosovës kanë paralajmëruar edhe koncerte të tjera në muajt e ardhshëm.

Më Shumë

Hajnat vjedhin ari dhe një pistoletë në një shtëpi në Prizren

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prizren. Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë vjedhur ari dhe një pistoletë në një...

197 centrimetra i gjatë dhe vetëm 19 vjeçar, portieri i Suharekës që premton shumë

Suhareka përveç skuadrës cilësore në Superligë, ka edhe një grupmoshë me plot talentë në ligën U21. Njëri nga ta është edhe portieri i talentuar...

Lajmet e Fundit