-0.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Jashari nuk do të kandidoj më për Avokat të Popullit

?KuvendiKosoves5-27Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi e kishte quajtur ‘lëshim të administratës’ votimin e parë për Avokatin e Popullit në seancën e javës së kaluar, të cilën e drejtoi nënkryetari Sabri Hamiti. Por në seancën e së enjtes, edhe Krasniqi e ndoqi të njëjtën procedurë.

Kandidati që mori vota më së shumti, Hilmi Jashari, thotë se rregullorja është interpretuar gabimisht. Jashari është dekurajuar nga kjo dhe thotë se me këtë legjislaturë nuk do të kandidojë më për Avokatin e Popullit.

Në dy seancat kur u votua për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari mori shumicën e votave, por Kuvendi nuk e ndoqi procedurën e rregullt, sipas nenit 9 të Rregullores për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pika 4 e të cilit parasheh edhe raund të tretë votimi për kandidatin që merr më së shumti vota.

I kontaktuar nga Radio Kosova, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se rregullorja është respektuar në tërësi. Por, sipas Hilmi Jasharit, ajo është interpretuar në kundërshtim me praktikën e mëhershme të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Në bazë të rregullores dhe në bazë të praktikës së mëhershme që ka ndodhur, do duhej të shkonte në raundin e tretë me kandidatin që siguron më së shumti vota”, tha Jashari për Radio Kosovën.

Edhe Driton Selmanaj nga KDI-ja, që e monitoron punën e legjislativit, thotë se në dy rastet e votimit është shkelur ligji dhe rregullorja për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Kuvedi do duhej që edhe me një kandidat të vetëm të shkohet në raundin e tretë të votimit, në mënyrë që të provohet nëse ai kandidat mund t’i merr 61 vota apo jo”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Hilmi Jashari e konsideron të padrejtë faktin që Avokati i Popullit duhet t’i marrë 61 vota të deputetëve, duke pasur parasysh faktin që vetë Kuvendi shpeshherë nuk arrin të ketë madje as kuorum në seanca. Ai thotë se me mënyrën e veprimit të Kuvendit po cenohet kredibiliteti i Avokatit të Popullit.

“Kur bëhet gjithë kjo tollovi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, atëherë çfarë kredibiliteti dhe autoriteti do të mund të ketë një kandidat eventual në të ardhmen kur gjithë këto procese kalohen, interpretohen e bastardohen deri në atë masë”, tha Jashari.

Nga gjithë ky proces, Jashari thotë se është dekurajuar dhe se nuk mendon të kandidojë sërish. “Nuk besoj, nëse ndodhë që në të ardhmen e afërt të shpallet konkursi, në këtë legjislaturë nuk do të konkurroja”, tha Jashari.

I pyetur nëse do të ankohet për këtë padrejtësi që konsideron se i është bërë nga Kuvendi, Hilmi Jashari thotë se çfarëdo ankimi do të ishte pa efekt, për shkak të kohës së shkurtër që i ka mbetur kësaj legjislature.

Ndryshe, Kuvendi ka marrë vendim për rishpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit, pasi që asnjëri kandidat nuk mori 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur Avokat i Popullit.

Më Shumë

Prizreni feston 80-vjetorin e ShKA “Agimi” dhe përuron Shtëpinë e Kulturës më 26 nëntor

Shënimi i 80-vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi” përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e kulturës shqiptare dhe traditës artistike në Kosovë. Shoqëria...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2.074 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit