Pastaseli përkujtoi 106 martirët e luftës

Idriz vehapi ne pastaselNë fshatin Pastasel u përkujtuan 106 martirë të vrarë e masakruar nga forcat serbe më 31 mars 1999. Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, tha se gjaku i të rënëve nuk shkoi kot.

” Familjarët e të vrarëve gjetën forcë për të rindërtuar jetën, duke na dhënë kurajë edhe neve që të vazhdojmë me punë të mira për Kosovën. Në këtë mënyrë ne po e ndërtojmë së bashku vendin tonë, që asnjëherë më të mos e shkelë këmba e vrastarëve. Tani na mbetet të nderojmë kujtimin për ata që e dhanë jetën për lirinë tonë, e nderimi më i mirë është zhvillimi i vendit me punë të ndershme e përkushtim”, tha  Vehapi.

Në emër të banorëve të fshatit foli mësuesi Fejzullah Krasniqi. Ai akuzoi organet vendore e ndërkombëtare të drejtësisë, pasi që edhe sot pas 15 vitesh nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj atyre që vranë, dogjën e masakruan civilët e pafajshëm dhe të pambrojtur.

Ekzekutimit të forcave policore serbe i shpëtuan 13 fshatarë, shumica prej të cilëve me plagë të rënda në trup. Mirëpo deri më tani dëshmitë e tyre nuk janë shfrytëzuar nga organet e drejtësisë. Në listën e të pagjeturve figurojnë emrat e 12 personave të vrarë në Pastasel.

 

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit