Lufta drejtohej nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

IlmiReçicaPas shumë debateve dhe përplasjeve në mes të përfaqësuesve të partive politike, konkretisht në mes të PDK-së dhe të LDK-së, të enjten në Kuvend do të jetë në rend dite, në lexim të dytë, Projektligji për Veteranët e UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ka thënë se në Kosovë ka pasur vetëm një komandë ushtarake e cila është udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. “Pa dashur të abstragoj lëvizjen ndër decenie të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, filluar nga NDSH-ja deri te lufta e fundit, ky ligj është për veteranët e UÇK-së. Nuk ka pasur komandë tjetër, përpos Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes është themeluar si pjesë e marrëveshjes politike të Rambujesë dhe nëse mendohet për atë ministri ka qenë pjesë e kontrollit politik. Mirëpo UÇK-ja dhe Shtabi i Përgjithshëm e kanë pasur drejtorinë politike, e cila e ka bërë orientimin politik të UÇK-së”, ka thënë Reçica, duke shtuar se do t’u njihet statusi i veteranit të gjithë atyre që kanë luftuar me logo të UÇK-së.

“Është konstatim i të gjithëve se duhet t’u njihet statusi të gjithë atyre që kanë pasur emblemën e UÇK-së. Nuk ka pasur formacion tjetër ushtarak, përndryshe do të kalonim nëpër periudha të tilla siç kanë kaluar popujt dhe vendet e tjera”, është shprehur Reçica, duke e bërë të qartë se edhe dëshmori Agim Ramadani ka luftuar me emblemë të UÇK-së.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit