9.2 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Djegia e gomave për furrat e gëlqeres problemi kryesor për Bardhin

begaj ne bardhNë kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me banorët e vendbanimeve të Malishevës,kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Bardh.Qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi rreth etheve hemorragjike, largimi i mbeturinave, si dhe për të dëgjuar për hallet dhe problemet që kanë banorët e këtij fshati.

Banorët e këtij fshati ka ngritur shqetësimin se djegia e gomave në furrat e gëlqeres, është shqetësimi më i madh i tyre.

Fillimisht kryetari Begaj, ka kërkuar nga banorët e Bardhit, që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të zvogëlojnë mundësinë e infektimit nga ethet hemorragjike, duke i ikur kontaktit me rriqrat, ndërsa kërkoi që edhe Bardhi, sikur edhe vendet tjera, ti bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë,Hajdin Berisha, i njoftoi banorët, me masat që është duke marrë Komuna e Malishevës, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo”, duke kërkuar në të njëjtën kohë, edhe kujdes të shtuar nga vet banorët.

“Brenda kësaj jave presim përgjigje përfundimtare për formën e spërkatjes, masive apo selektive, por sidoqoftë, Komuna e Malishevës dhe shërbimi shëndetësor, do të jenë 24 orë në shërbim të banorëve, andaj, në asnjë mënyrë, nëse thumboheni nga rriqrat, mos i largoni, por kërkoni ndihën e mjekut”, ka bërë thirrje Berisha.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Bardh, shprehën shqetësimin e tyre, për ndotjen e ambientit nga furrat e gëlqeres, pasi në ato furra, viteve të fundit, po përdoren gomat e vjetra për djegie dhe rrjedhimisht, janë duke e ndotur ambientin në shkallë të lartë, për çka kanë kërkuar marrjen e masave për eliminimin e kësaj dukurie. Tradicionalisht, banorët e kësaj, kanë jetuar nga përfitimi i gëlqeres, si burim i jetës për ta.

Probleme tjera, me të cilat përballen banorët e këtij fshati, janë edhe kanalizimi, nevoja për shtrimin e disa rrugëve dhe meremetimin apo ndërtimin e shkollës, pasi objekti aktual, edhe pse i ndërtuar viteve të fundit, është punuar jo mirë dhe jashtë standardeve, përderisa rrezikohen edhe nxënësit nga rënia e tavanit. Të rinjtë e këtij fshati kërkuan ndërtimin e një fushe sporti, e cila do të shërbente për nevojat e tyre dhe të shkollës.

“Angazhimi ynë për realizimin e kërkesave të juaja nuk do të mungoj dhe ne do ti shytojmë të gjitha mundësitë, për realizimin e kërkesave të juaja, përderisa një rrugë, brenda pak ditëve do të shtrohet, sikur edhe një pjesë e kanalizimit”, tha mes tjerash Begaj.

 

Më Shumë

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

AAK kërkon edhe një mandat për Bali Muharremajn në Suharekë

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në tubimin elektoral në Suharekë, kërkuan besimin e qytetarëve që kandidati i kësaj partie për kryetar,...

Lajmet e Fundit