5.9 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Berisha: Dënimi i Mujës, suksesi i 100 ditëshit të qeverisjes në Prizren

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren,Zafir Berisha, vlerëson se dënimi me 2 vjet me kusht i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është suksesi më i madh, që është arritur në 100 ditëshin e parë të Qeverisë “Muja III”. Sipas tij, kjo qeveri edhe në këtë mandat më shumë ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët, se sa që ka zgjidhur ndonjë problem të jetës së tyre.

“Komuna me një kryetar të dënuar nga gjykata është tregusi më i mirë për 100 ditëshin e kësaj qeverie”, thotë Berisha.

“Qeveria “Muja III’ për 100 ditë ka prodhuar vetëm pakënaqësi tek qytetarët dhe asgjë tjetër”.

Berisha thotë se vendimet e fundit të Bordit të Ekzekutivit, do të dëmtojnë prespektivën dhe zhvillimin e Prizrenit.

“Kjo qeveri që në një mledhje të Bordit ka marrë disa vendime shumë dytësore në raport me nevojat e qytetarëve tregon se qëllim kryesor e ka dëmtimin e qytetit të Prizrenit”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha thotë se Qeveria ” Muja III” ka dhënë shenjë se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, t’i miratojë disa vendime urbanistike që për qëllim kanë vazhdimin e krimit urbanistik.

“Kjo qeveri e kriminalizuar po tenton që në mledhjen e paralajmëruar të Kuvendit Komunal të miratojë disa vendime urbanistike, që për qëllim kanë legalizimin e ndërtimeve pa leje në disa pjesë të qytetit, që është tregus i vazhdimit të krimit urbanistik të qytetit për përfitime materiale të parapolitikës së partisë në pushtet”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

Ylli-Prishtina, supersfida sot në Suharekë

Në palestrën "13 Qershori" në Suharekë sot zhvillohet përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 17-të të ProCredit...

Lajmet e Fundit