Thaçi: Vendimi i AP të NATO-s, thelbësor drejt integrimit në Aleancë

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar tej mase vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila vendosi që Kosova të ketë statusin e vendit vëzhgues në AP të NATO-s.

Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi thotë se vendimi do të bëhet i plotfuqishëm në fund të majit.

“Lajm i mrekullueshëm nga Asambleja Parlamentare e NATO. Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO AP. Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO AP. Hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, ditën e djeshme, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues në AP të NATO-s, ndërkaq në të njëjtën kohë është përjashtuar Rusia nga ky organ.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit