Në Tiranë mbahet konferenca rajonale muzeore

Tirana0E organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe nga Rrjeti Ballkanik i Muzeve, Konferenca e Dytë Vjetore e Muzeve “Meet See Do”, do të mbahet prej sot deri më 10 prill në Muzeun Historik Kombëtar.

Mbi 60 profesionistë të muzeve nga rajoni janë mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë për të diskutuar mundësitë për përmirësimin e statusit të këtyre institucioneve si gjetjen e formave për financim të projektpropozimeve të ndryshme për përmirësimin e kushteve të vështira me të cilat përballen muzetë.

Konferenca me titull “Meet See Do” (Njihuni, Shihni, Veproni), ka filluar në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa në të po marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Gjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime dhe të marrin pjesë në seminare të drejtuara prej asistentëve të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, Britaninë e Madhe dhe Suedi.

Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe shpallja e Rrjetit Ballkanik të Muzeve të saporegjistruar, një platfomë jozyrtare e mbi 20 muzeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që ekziston që prej vitit 2006.

Konferenca do të konkludojë me krijimin e partneriteteve të reja dhe me ide për projekte, që mund të paraqiten për financim. Ka disa grante në dispozicion të muzeve deri në 4 mijë euro si dhe një çmim të veçantë për projekte ndërkufitare, deri në 7 mijë euro.

Rrjeti i Muzeve Ballkanikë dhe Konferenca “Meet See Do” mbështeten nga Qeveria Suedeze dhe Fondacioni “Stavros Niarchos”./KultPlus.com

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit