16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Haradinaj fajësoi qeverinë për ngecje ekonomike

Ramush Haradinaj 1Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj fajësoi qeverinë për ngecje ekonomike të Kosovës. Gjatë takimit që pati me përfaqësues të Odës Ekonomike Gjermane, Haradinaj potencoi se gjatë mandatit të kësaj qeverie investitorët kanë ikur nga Kosova. Ndërsa, zyrtarë të Odës Ekonomike Gjermane kërkuan që të hiqet TVSH-ja për makinat prodhuese që hyjnë në Kosovë.
Mungesa e investitorëve të huaj, posaçërisht diasporës shqiptare, bënë që edhe vendi të ngecë sa i përket zhvillimit ekonomik. Ky konstatim doli gjatë takimit që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pati me përfaqësues të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë. Haradinaj, fajin ia hedh qeverisë për mungesë të vizionit dhe interesimit për tërheqjen e investitorëve në Kosovë.
“Për bindjen time qeveria Thaçi ka dështuar totalisht në ekonomi. Pse është dështim total? Për faktin se përpos që nuk kanë ndodhur investime ne jemi heq edhe prej hartës, s`e kap radari më Kosovën në regjion për zhvillime ekonomike, për investitor serioz, për ata që kanë kredibilitet si kompani. Pra, janë larguar prej nesh. Kalojnë gjithkund tjetër pos te ne jo”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Bardhyl Meta, theksoi se mërgimtarët që janë të interesuar për të investuar në Kosovë, përballen me vështirësi të shumta, duke filluar nga tatimet e shumta që ngarkohen ata.

“Nëse i merr 200 mijë euro makina, prej atyre 200 mijë eurove 25 për qind ia ndalin në kufi menjëherë. Pra, atij investitori i duhen që 50 mijë euro me i lanë menjëherë në kufi. Prandaj, ajo që i propozojë unë çdo qeverie është me heq TVSH-në dhe doganën në çdo makinë prodhuese që vije në këtë vend”, theksoi Meta.

Ndryshe, përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, të cilët ishin të pranishëm në takim, kërkuan që institucionet e vendit t`i kthejnë sytë nga diaspora në mënyrë që edhe ai komunitet të jetë pjesë e një zhvillimi sa më të shpejtë ekonomik të vendit.

Më Shumë

Liria pret Trepçën, sot në shtëpi

Liria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Javës së XI të Ligës së Parë në shtëpi, kundër Trepçës. Skuadra prizrenase do...

Prizren/ 4 persona të ndaluar dhe 14 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit