Vendimet trafikuese të Urbanizmit në Prizren

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren, ka reaguar sot rreth futjes në Kuvendin Komunal në rendin e ditës të katër pikave për urbanizëm. Sipas këtij subjekti politik, futja e këtyre pikave në seancë është e karakterit trafikues.

“Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit të datës 10.04.2014, duke shfrytëzuar mos prezencën e opozitës dhe njëkohësisht naivitetin politik të anëtarëve të pozitës “drejtori” i Urbanizmit  futi në mënyrë tinëzare dhe misionare në rend dite të Kuvendit Komunal katër pika nga sektori  i urbanizmit, që janë të karakterit trafikues dhe të porositura nga grupet e interesit që edhe më tutje pa ndalje dhe pa pengesa shfrytëzojnë qytetin  tonë për përfitime materiale personale”, thuhet në komunikatë.

“Për hirë të së vërtetës Bashkimi Demokratik informon qytetarët e Prizrenit se “drejtori” i urbanizmit dhe i kryetarit Muja tashmë i dënuar nga Gjykata Themelore për nxjerrjen të vendimeve të kundërligjshme, është person për shumë kënd i njohur  si produkt i grupeve të interesit ekonomik e që punon në dëm të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit”.

“Komisioni profesional i BD-së për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë pas bërjes së analizës së këtyre projekt-vendimeve të kësaj drejtorie konkludon se për veç se këto projekt-vendime kanë prapavi të porositjes, tërësisht janë edhe në kundërshtim të plotë me vetë ligjet e shtetit të Kosovës nga kjo fushë siç janë: 1.Ligji i ndërtimit i vitit 2012, 2. Ligjit i Planifikimit Hapësinorë 2013, 3. Ligji për trajtim të objekteve pa leje 2013, si dhe planeve komunale siç janë: Plani Zhvillimore Komunal 2012 dhe Plani Zhvillimor Urban 2004”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit