15.2 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Berisha: Nuk duhet t’i frikësohemi Gjykatës Speciale

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit (BD), Zafir Berisha, ka thënë se Kosova është para aktit të kryer në raport me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Berisha në një prononcim për “Epokën e re”, ka thënë se Kosova nuk ka fuqi juridike dhe politike për ta kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale.

“Tashmë gjithçka është vonë. Fajin kryesor për këtë e kanë njerëzit të cilët kanë lejuar që Kosova të vijë deri para një akti të kryer. Kosova nuk ka as fuqi politike e as juridike për ta ndaluar themelimin e këtij tribunali. Përndryshe, themelimi i çfarëdo tribunali, i cili krijohet ekskluzivisht për UÇK-në, është atak që i bëhet luftës çlirimtare, për kohën kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë. Gjykata ndërkombëtare ka funksionuar në Kosovë dhe faktikisht vazhdon të funksionojë. Unë s’i kam të qarta detajet e këtij tribunali. Nuk e di se me çfarë do të merret ky tribunal, apo gjykatë speciale”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se edhe po të jetë kundër kësaj Gjykate Speciale çdo gjë ka marrë fund. “Edhe po të jem kundër, kjo çështje tashmë është punë e kryer”, është shprehur Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se kjo gjykatë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës.

“Padyshim. Një tribunal i cili bëhet ekskluzivisht për UÇK-në e dëmton imazhin e Kosovës. Nuk ka kurrfarë logjike të krijohet një tribunal ose gjykatë speciale e cila merret ekskluzivisht vetëm me njërën palë, kur dihet se agresori ka qenë Serbia. Nëse Dick Marty pretendon se ka pasur krime, kur dihet se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, kurse Serbia ka qenë okupatore, e cila ka bërë luftë gjenocidale në Kosovë. Për vetë faktin se ky tribunal do të merret me krimet e supozuara të Dick Martit nga UÇK-ja, faktikisht është një imazh i keq për luftën çlirimtare”, ka theksuar Berisha.

Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Vërrinit në Prizren, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare. Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura kundër luftëtarëve të lirisë bazën e kanë në Beograd.

“2 milionë për qind jam i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe nuk kemi kurrfarë arsye të fiksohemi. Gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dështuar në ndjekjet që kanë bërë për shkak se 90 për qind e dosjeve janë bërë nga Serbia. Këtu ka qenë dështimi i gjykatës ndërkombëtare. Në kemi rastin e Haradinajt dhe Limjat, ku shumë dosje dhe dëshmitarë që kanë dëshmuar kundër tyre kanë që të ndikuar nga Serbia. Dyshoj se edhe me këtë rast, me tribunalin që po pretendohet të krijohet, dosjet për ndjekje e kanë bazën në Beograd”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, paralajmëroi trazira në rast të dënimit të ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke u shprehur i shqetësuar për...

Kryetari i AAK-së në Prizren e vlerëson si gabim të rëndë koalicionin me Nismën, kërkon falje nga përkrahësit

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren ka vlerësuar se lidhja e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate ka qenë gabim i rëndë. Për këtë...

Lajmet e Fundit