11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Albini i gëzohet shkuarjes së Zogianit në Vetëvendosje

Avni ZogianiDrejtori ekzekutiv i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, të dielën i është bashkuar dhe zyrtarisht Lëvizjes “Vetëvendosje”. Nuk e mohoi që edhe më herët ka qenë i afërt me këtë subjekt, edhe pse ishte pjesëtarë i shoqërisë civile.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, e quajti këtë lajm të gëzueshëm për subjektin, të cilën ai udhëheq.

“Kam nderin e veçantë, që para gjithë juve ta them lajmin e gëzueshëm, për të gjithë ne, se në VV është bashkuar dhe aktivisti, i palodhshëm, i pandalshëm dhe i pakorruptueshëm i shoqërisë civile Avni Zogiani”, tha ai.

Ndërsa Avni Zogiani, i cili sapo u bë zyrtarisht pjesë e Vetëvendosjes, tha se vizioni i tij mund të realizohet vetëm në një subjekt si Vetëvendosja, e cila nuk ka qenë pjesëmarrëse në keqqeverisjet e kaluara.

“Kam mendu, meqenëse VV është e hapur dhe momentalisht ndoshta e vetmja parti, që nuk ka marrë pjesë në këto keqqeverisjet e kaluara. Kam mendu që është e mundshme, që ai vizion për të cilin jam angazhuar, për një kohë të gjatë, mundet me u realizu me VV. Duke qenë se është parti që nuk ka ansjë lloj lidhje me gjithë atë që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, që kryesisht ka konsistu me mungesë totale të përgjegjësisë, me mungesë totale të mbisundimit të ligjit dhe të konsiderimit për nevojat e shoqërisë dhe qytetarit, në favor të përfitimeve grupore, individuale klanore. Vizioni im dhe puna ime që kam bërë deri sot, mendoj se mund të realizohet përmes VV-së ”, tha ai.

Ndërsa nuk e mohon afërsinë dhe bashkëpunimin e mëhershëm që ai kishte me VV-në.

“Gjithmonë ka qenë e ditur, që unë kam qenë dhe më herët më i afërt, nuk e kam fshehur afërsinë time me Vetëvendosjen, edhe gjatë aktiviteteve të mija si aktivist i shoqërisë civile”, tha ai.

Zogiani thotë se po i bashkohet një subjekti politik në prag të zgjedhjeve, me qëllim që të përmirësohet puna e Parlamentit, në fushën anti- korrupsion dhe atë të sundimit të ligjit. Ndërsa pohon se ka pasur oferta dhe nga partitë tjera, megjithëse nuk kanë qenë formale, por se ai si parti të vetme, ku mund ta realizojë vizionin e tij, ka parë vetëm VV-në.

Më Shumë

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit