6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Begaj: Premtoj vazhdimin e përkrahjes për organizatën e pensionistëve

begaj te pensionistetOrganizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, në Malishevë, po mban kuvendin vjetor të punës. Në këtë kuvend, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pastaj kryetari i Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, z.Shaban Kajatazi, u shpreh pakënaqësia për mos miratimin e ligjit për pensione, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e pensionistëve me ligj.

Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, në Republikën e Kosovës, tha se “ edhe pas plot 14 vitesh, po shkelen të drejtat e pensionistëve të Kosovës. Fillimisht kjo e drejtë u shkel nga shteti serb, për ta vazhduar me shkelje nga ana e UNMIK-ut”. Më pas, Kajtazi, tha se përpjekjet e shtetit nuk kanë munguar, sikur nuk ka munguar as angazhimi ynë dhe ne po përpiqemi që ti kthejmë të drejtat që na takojnë. “Nga viti 2008, pas shtetësisë së Kosovës, kemi disa herë rritje të pensioneve, por jo rritje të mjaftueshme. Ne duam që çështja jonë të rregullohet me ligj, njëherë e përgjithmonë”, tha Kajtazi.

Nga ana tjetër, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, duke marrë fjalën, tha se “Komuna e Malishevës, me mundësitë e saj, është munduar ta përkrah këtë organizatë, e cila për dallim nga komunat tjera, nuk ka trashëguar asgjë nga e kaluara”. “Ne si komunë, ju premtojmë se brenda mundësive, do t’u përkrahim vazhdimisht, por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi mundi juaj nuk paguar dhe besoj që shteti dhe qeveria do të kujdeset më shumë, edhe pse duhet pasur parasysh se jemi shtet i ri. Megjithatë mendoj se nuk është bërë sa duhet për juve, sikur nuk është bërë as për kategoritë tjera. Përderisa kuvendarët dhe qeveritarët tanë, marrin paga 2- 3 mijë euro, duhet të angazhohen më shumë për këto kategori”, tha kryetari Begaj. “Ne i kemi përkrahur prej formimit dhe do të vazhdojmë ti përkrahim organizatën e pensionistëve në Malishevë”, tha në fund kryetari Begaj.

Pensionistët e Malishevës, shprehën pakënaqësinë për gjendjen e tyre dhe kërkuan që çështja e pensionistëve dhe invalidëve të punës, të rregullohet me ligj dhe pagesa e pensioneve të jetë e kënaqshme, pasi me këto pensione, në asnjë mënyrë nuk mund të jetohet. “Kemi kontribuar për këtë shoqëri dhe duam edhe trajtim adekuat”, thanë pensionistët malishevas.

Më pas kuvendi ka vazhduar me punën e tij, sipas rendit të paraparë për mbajtjen e kuvendit vjetor të punës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së...

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit