6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Tri diplomat e Isuf Lumit

Isuf LumiTri diploma të shkollës së njëjtë i kishte nxjerrë zyrtari i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi. Dy ia kishte lëshuar Rushit Haliti dhe një Faruk Hoti.

Të dy janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës si të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit për shkak të dhënies së këtyre diplomave false zyrtarit të AKI-së.

Lumi të premten është sjellë me pranga në duar në Gjykatë. Propozimi i prokurores Ferdane Sylejmani për një muaj paraburgim nuk është aprovuar nga gjyqtarja Alltën Murseli.

Ajo ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, derisa dy ish-drejtorët e shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj janë liruar në procedurë të rregullt. Për këtë rast janë gjithsej tetë persona të dyshuar/Koha Ditore/

Më Shumë

Lajmet e Fundit